Prej shumë vitesh, Beatrix jeton në SHBA, ku dhe ka vendosur që të mos rikthehet më, të paktën jo për disa kohë. Këngëtarja ka preferuar që të lërë pas të gjithë jetën e vjetër që kishte këtu, si dhe zhurmën e madhe që lidhja e saj me Donald Veshajn solli.
Jeta në kontinentin e largët ishte komplet ndryshe për të, pa miqtë, pa famën dhe pa kritikët që la në Tiranë. Ndonëse në rrjetet sociale pak shfaqte për veten e saj, ishte thuajse e pamundur që të mos merrej vesh se ajo kishte gjetur sërish dashurinë.
Kjo dalje është një nga të rrallat për këngëtaren, e cila prej kohësh është tërhequr nga vëmendja mediatike dhe jeton në SHBA së bashku me familjen e saj. Vetë këngëtarja i dha disa shenja pak muaj më parë, se tashmë kishte rigjetur sërish dashurinë.
Në një postim të fundit në “Instastory”, Beatrix ndau një foto nga vendi ku ndodhej, dhe mbi të shkruante një mbishkrim të thjeshtë dhe të ndjerë: “Të dua ty” në anglisht. Kjo ishte shenja e parë që i nxiti ndjekësit të mendonin se këngëtarja ka nisur një lidhje të re.
Por diçka duket se ka ndodhur dhe tashmë Trixa është sërish single. Miqtë pranë saj kanë bërë me dije se ajo dhe djali i huaj që u fotografua, nuk janë më në një lidhje, për shkaqe që vetëm ata të dy i dinë.
Artistja, që pas historisë së shkuar keq me Donaldin, ka vendosur që të jetë më diskrete për jetën private, duke preferuar që mos të flasë shumë as me miqtë e saj, por ajo që dihet me siguri është fakti se tashmë ajo është beqare. Muajt e fundit kanë qenë shumë sfidues për këngëtaren, pasi nëna e saj është duke u përballur me sëmundjen e kancerit, Angazhimi i saj tashmë ka qenë i gjithi për të ëmën, duke lënë në planë të dytë edhe jetën sentimentale.
Që pas futjes së saj në “Big Brother”, jeta e Beatrix ndryshoi totalisht. Ishte lidhja e pak më vonë ndarja me Donaldin, që e vuri këngëtaren në qendër të mediave, por jo vetëm. Megjithatë, nëse ka diçka të mirë që pasoi e gjithë zhurma, ishte pikërisht karriera e saj.
Fill pas eksperiencës në “Big Brother” dhe zhgënjimit në dashuri, ajo iu rikthye muzikës. Menjëherë ajo publikoi disa këngë, që për fansat u shndërruar në të preferuara.
Megjithatë, pas disa angazhimeve, ajo u shkëput sërish. Përgjatë gjithë kësaj kohe, Beatrix ka zgjedhur të jetë e distancuar si nga daljet publike, ashtu edhe nga rrjetet sociale./Panorama Plus
© Panoramaplus.al








