6 Mars, 2018

Batuta e humor në emision, “Zogu i Tiranës” i lexon fatin aktorit të njohur


Batuta, humor dhe parashikime në emisionin “Dite e Re” në “Ora News”, ku i ftuar ka qenë aktori i njohur Gazmend Paja. Gjatë “parashikimit të fatit” nga ana e Hermesit, apo siç njihet ndryshe, “Zogu i Tiranës”, artisti i njohur për humorin e tij ka replikuar me batuta:

Gazmend Paja: “Ore po ky do palosur vërtet. Qenka i saktë fare!”.

Ka qenë kjo batuta që ka bërë të shpërthejnë në të qeshura moderatorët e emisionit, ndërkohë që Zogu, mesa duket bëri parashikimin e saktë. Në parashikim përfshihej edhe një telefonatë interesante që presupozohet që Paja ta marrë pas orë 12 në mesnatë dhe përgjigja e aktorit ishte:

Gazmend Paja: “Ej, po mos merr pas 12-s…..Nejse, vishu mirë, se fillon e ftohet nga 10-a”.

Mes humorit dhe atmosferës së këndshme krijuar në studio, aktori foli për projektin e radhës, një dramë titulluar “Darka e Lamtumirës” që pritet të shfaqet nesër në TKE ku trajtohet tema sociale e mosgjetjes së kohës për partnerin, duke e mbushur ditën me miq të shumtë. Me gjithë angazhimet e shumta të aktorit, kur “ngacmohet” për të ardhurat monetare, ai përgjigjet:

Gazmend Paja: “5 poshtë, 5 lart njësoj jemi të gjithë kur vjen puna tek  lekët”

Megjithatë, Paja shprehet shumë optimist për rrugën që ka marrë arti shqiptar dhe e mbylli intervistën e tij me një këshillë nga i famshmi Robert De Niro për studentët e rinj:

Gazmend Paja: I madhi De Niro thoshte:  Të jesh prezent! Mos përto, çohu, lëviz, provo”

Një mesazh ky, që mesa duket u vlen të gjithëve./oranews/

© Panoramaplus.al