Kontrolli i Lartë i Shtetit është një nga institucionet që është kthyer në makth për institucionet publike. Shkeljet e ndryshme në bazë të së cilave, drejtuesit apo punonjësit e institucioneve mund të shkojnë deri në ndjekje penale, siç e dimë edhe nga media, janë të shumë.

Ndërkohë, drejtuesi i KLSH-së, Bujar Leskaj, duket një njeri i dashur dhe nuk ka aspak fytyrën e institucionit që drejton, i rreptë dhe ndëshkues. Me këtë pamje të qeshur ka takuar pak ditë më parë deputetin e PS-së Bashkim Fino, me të cilin kanë biseduar disa minuta në rrugë.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al

