23 Tetor, 2018

Bashkëshortja surprizon këngëtarin e famshëm, i organizon festën e çmendur të ditëlindjes në supermarket


E dini ku bëhen festat më të çmendura për ditëlindje? Nëse po mendoni në ndonjë klub nate, e keni gabim, pasi sapo mësuam se festat speciale e pak të çmendura mund të organizohen edhe në një supermarket.

Një ide të tillë na e dha blogerja e famshme Chiara Ferragni, e cila mbrëmjen e kaluar i ka bërë bashkëshortit të saj, reperit italian Fedez, një festë surprizë pikërisht në supermarket.

Këngëtari i njohur i hiteve “Vorrei ma non posso”, “Italiana” etj, Fedez, ka festuar 29-vjetorin e lindjes një javë më parë në Los Anxhelos, por e festoi vetëm me familjarë në shtëpi.

Për këtë arsye, Chiara vendosi që ta surprizonte me t’u rikthyer në shtëpinë e tyre në Milano.

 

View this post on Instagram

 

What a day ? We love our little family, and they’re wearing matching shirts ?

A post shared by Chiara Ferragni (@chiaraferragni) on

Blogerja kishte mbledhur plot miq e të afërm, të cilët janë argëtuar duke kërcyer e kënduar, teksa konsumonin ushqimet që dëshironin. Në videot e publikuara në “Instastory”, çifti ka treguar se është kënaqur shumë në festën e pazakontë të ditëlindjes.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al