7 Dhjetor, 2018

Bashkëshortja seksi e futbollistit të njohur: Kur shkoj në stadium më shohin mua, jo ndeshjen


Modelja seksi italiane Melissa Satta është shprehur se kur shkon në stadium, njerëzit shohin atë dhe jo ndeshjen.

“Më ka rastisur të vërej që shumë sportdashës kthehen e më shikojnë mua se sa ndeshjen”, ka komentuar ish-velina Satta teksa ishte e ftuar në një televizion italian.

Ajo gjithashtu është shprehur se nuk e ka problem se nuk njihet për punën e saj, por se është bashkëshortja e futbollistit të Sassuolo-s, Kevin-Prince Boateng.

Gjatë kësaj interviste, Melissa ka folur edhe për dashuritë e saj të mëparshme – si ajo me ish-futbollistin Bobo Vieri – duke i kujtuar me “qetësi të jashtëzakonshme.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al