30 Korrik, 2018

Bashkëshortja ja plas të qarit pas skenave të nxehta të këngëtarit të njohur me modelen


John Legend dhe Chrissy Teigen janë një ndër çiftet më simpatike të showbiz-it botëror. Ka pak muaj që çifti u bë prindër për herë të dytë. por së fundmi modelja e njohur ka treguar se çdo çift edhe në marrëdhënien e  tyre ekziston xhelozia.

Teigen ka zbuluar për të gjithë se në kohën kur këngëtari i famshëm do të publikonte kripin e këngës ‘Green Lights’ para 10-vitesh, ajo ka bërë një skenë të madhe xhelozie në sheshxhirim.

“Një fakt plot humor: U bëra xheloze e sëmurë kur vizitova sheshxhirimin e klipit dhe u solla si budallaqe përpara një tufe me njerëz”, shkruante ajo në rrjetin social “Twitter”.

Chrissy ka vazhduar duke thënë se të gjithë të pranishmit po mundoheshin ta bënin atë xheloze dhe në fund e arritën pasi ajo ja plasi të qarës.

“Gjithçka nisi me mikun tonë, i cili nuk reshte së treguari sesa të BUKURAAAAA janë vajzat atje. Dhe në fakt, ashtu ishin. Ata po përpiqeshin të më bënin xheloze dhe në fakt ja arritën. Kur po shikoja monitorin me të pranishmit dikush tha ‘oooooooo shikoje atë vajzën me John 0000’ dhe vrapova ta shihja se ç’po ndodhte! Oh, ai ishte në telashe. Mos harroni se unë dhe John u takuam në sheshxhirim. Unë e di si funksionon kjo dreq pune”,  shkruante Teigen në “Twitter”.

“Ai ndoshta qeshi me diçka që ajo tha. Por mendja ime bluante shumë më shumë. Dhe pas disa prekjesh dhe buzëqeshjesh me të dhe unë e humba. Zemërimi u kthye në lot, e më pas u largova nga grupi dhe nisa të kërkoj një dhomë hoteli. Regjisori (ALAN FERGUSON!) u habit. Madje, të gjithë mbetën me gojë hapur. Me pak fjalë, isha vetëm 22 vjeç”, ka shtuar ndër të tjera modelja.

© Panoramaplus.al