Bashkëshortja e këngëtarit të njohur e njohur John Legen, Chrissy Teigen ka treguar se nuk ka dëshirë që fëmijët e saj të kenë rrjete sociale derisa të mbarojnë shkollën e mesme.

Çifti janë prindër të 4 fëmijëve, vajzën 8 vjeçare Luna, Miles dy vite më të vogël, Esti 1 vjeç dhe Wren, 11 muajsh.
“Unë mund të jem në celularin tim për ndoshta një orë në fundjavë”, tha modelja.

Ajo tha se nuk dëshiron që fëmijët e saj të përdorin rrjetet sociale, pasi dëshiron që ata të jenë të suksesshëm dhe të lumtur si fëmijë.
“Më mirë që ata të mos jenë në rrjetet sociale. Unë dua që ata të jenë të sigurt, të lumtur dhe të suksesshëm si fëmijë. Shumë njerëz më kuptojnë sepse jam nënë… Më pëlqen të kem një komunitet në rrjete sociale, kështu që unë mund të ndajë uljet dhe ngritjet dhe njerëzit mund të shohin gjithçka”– tha Teigen.


