3 Shkurt, 2018

Bashkëshortja e këngëtarit shqiptar shpenzon shumë marramendëse për një çantë


Ajo është bashkëshortja e një prej këngëtarëve më të suksesshëm shqiptar. Bëhet fjalë për gruan e Ermal Fejzullahut, i cili është shumë i dashur për publikun.

Ariana është mjaft aktive në rrjetin social “Instagram”, ku poston fotografi të shumta nga jeta e saj luksoze. Edhe pse nuk është pjesë e ekranit, ajo është shumë e famshme në Kosovë pikërisht për stilin e saj.

Ndërkohë një faqe në “Instagram” sot ka zbuluar edhe çmimin që mban një nga çantat të cilën Ariana e përdor më shpesh dhe që shkon në 2600 euro, një çantë e kuqe “Louis Vuitton”.

 

© Panoramaplus.al