Në fillim të këtij viti, futbollisti shqiptar Granit Xhaka i dha fund beqarisë duke u martuar me Leonitën. Kjo e fundit ka publikuar në “Instagram” një foto nga stadiumi, ku po ndiqte ndeshjen e fundit të Arsenalit ku Xhaka i dha 3 pikë skuadrës.

Fotografia ka marrë mijëra pëlqime e qindra komente, ku në mesin e tyre dallohet ai i aktores së famshme turke, Amine Gulse. Ajo i ka komentuar Leonitës një emoji me sytë me zemra dhe flakë.

Ndërkohë kujtojmë se Amine është partnerja e futbollistit të njohur Mesut Ozil.

