Bashkëshortja e futbollistit të njohur, Radja Nainggolan, Claudia ka folur me zemër në dorë për sëmundjen e rëndë, të cilën për një muaj rresht nuk ka dashur ta besojë që e ka.

Nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram”, Claudia tregon se prej një muaji zgjohet në mëngjes duke shpresuar të ishte vetëm një makth.
Bashkëshortja e mesfushorit belg nuk ka bërë me dije se nga çfarë sëmundje po vuan ekzaktësisht, por ka njoftuar fansat se do të nisë kimioterapitë.

“Prej 1 muaji jam zgjuar në mëngjes duke shpresuar të ishte vetëm një makth. Por jam zgjuar çdo mëngjes dhe kam kuptuar se po jetoj brenda një makthi. Shpresoja se kjo ditë do të ishte shumë e largët, por nuk ishte e shkruar kështu. Ditët kanë kaluar, po ashtu dhe lumturia ime. Prej sot do të nis një kapitull të ri në jetën time, kimioterapinë. Dhe kush do ta kishte thënë se Claudia, për herë të parë në jetën e saj do të kishte frikë që të niste një ditë të re… Frika është një mirëkuptim. Çfarë mund të them, pas shumë lotësh, është koha që ta luftoj këtë bishë të tmerrshme. Falenderoj me gjithë zemër familjen dhe miqtë e mi, që më kanë ndihmuar ta shijoj në maksimum këtë muaj pushimi, duke më dhënë të gjithë forcën dhe pozitivitetin që më duhet për ta përballuar këtë…por mbi të gjitha sepse kanë mundur që të përballojnë ndryshimet e mia të humorit. I uroj shumë fat atyre që po jetojnë të njëjtin makth si unë, Kurrë mos e humbisni buzëqeshjen tuaj”, përfundon ajo.


© Panoramaplus.al

