Roberto Firmino nuk luajti si titullar as në ndeshjen e tretë të grupit me Brazilin. Pavarësisht kësaj, bashkëshortja e tij ka tërhequr vëmendjen në shkallët e stadiumit gjatë ndeshjes që Seleçao luajti me Serbinë.

Sulmuesi 26-vjeçar mbështetet fort nga bashkëshortja Larissa Pereira Firmino, e cila në rrjetin social “Instagram” ka postuar shpesh foto nga aventura në Botërorin “Rusi 2018”.

Ndërsa një ditë më parë Larissa shpërndau disa foto me flamurin brazilian në duar.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
