26 Dhjetor, 2020

“Bashkëshorti im e meriton, është baba i mirë”- Adelina Tahiri tregon planet për zgjerimin e familjes dhe arsyen e shkëputjes nga muzika


Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj avokati maqedonas, Serjoza Markov janë prindër të një djali, Jonit.

Edhe pse këngëtarja është kritikuar që zgjodhi një burrë me diferencë të madhe në moshë, duket se ajo ka marrë vendimin e duhur.

Në një intervistë për Prive, Adelina Tahiri shprehet se ai është një bashkëshort dhe baba shumë i mirë, që kujdeset për familjen dhe me shumë përgjegjësi.

Ndërsa zbuloi edhe planet për zgjerimin e familjes, duke theksuar se Serjoza Markov e meriton të bëhet sërish baba dhe ajo nuk do tregohet egoiste, duke menduar vetëm për veten e saj.

“Nuk dua të flas si nënë për Jonin, se nënat dashurinë për fëmijën e ekzagjërojnë. Ai është shumë i zgjuar. E gjithë vëmendja jonë është tek Joni dhe punojmë shumë me të. Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi.

Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë. Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë më shumë do e bëjë, por sigurisht dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”– tha këngëtarja.

Ajo gjithashtu foli edhe për arsyet e shkëputjes nga muzika, duke thënë se për momentin i mungon motivimi.

Por theksoi se nuk do heqë dorë nga karriera si këngëtare, edhe nëse nuk e dëgjon njeri.

“Ndoshta kam pasur nevojë, por unë nuk po pushoj, po punoj për projekte të reja muzikore, për dicka të re dhe shumë të bukur. Unë jetoj me muzikën, edhe sikur askush të më dëgjojë. Arsyeja pse jam tërheq është se ndihem mirë këtu ku jam dhe nuk kam motivim,”– rrëfeu Adelina Tahiri.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al