Pas pjesëmarrjes te “Kënga Magjike”, ku edhe shënoi rikthimin e saj me një baladë të ndjerë, këngëtarja Samanta Karavella duket se ka një tjetër surprizë për fansat e saj.

Bëhet e ditur se Samanta ka xhiruar në Tiranë bashkëpunimin e saj të radhës. Ky duet vjen me një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, Ermal Fejzullahun.

Ende nuk dihet se kur do të publikohet, por sigurisht që kënga tashmë pritet me padurim për të parë sesi do të jenë kombinuar dy emrat e suksesshëm të muzikës shqiptare në këtë bashkëpunim.
Ndërkohë kujtojmë se ky është bashkëpunimi i parë mes tyre dhe kënga pritet të jetë ritmike. /GazetaExpress/
© Panoramaplus.al
