Vetëm para pak kohësh Flori Mumajesi publikoi një “Instastorie” në “Instagram”-in e tij me reperin kosovar Getoar Selimi, duke na bërë të gjithëve të besojmë se një bashkëpunim i ri do të marrë jetë.

E mesa duket nuk e paskemi patur gabim të mendojmë se një bashkëpunim i ri do të lancohet nga dyshja pasi ka qenë Flori i cili i ka vënë “vulën” gjithçkaje me një postim të ri në “Instastorie”.

Këngëtari i dashur për publikun shqiptar ka publikuar sërish një foto me Getoarin, ku shihen në studion muzikore të Florit. Në këtë mënyrë ata po tregojnë se po punojnë për realizimin e ri.
Le të shpresojmë që dy emra të mëdhenj të showbiz-it shqiptar ashtu si Flori dhe Geti të na sjellin ndoshta pse jo super hitin e radhës.
PANORAMA PLUS
© Panoramaplus.al
