16 Shtator, 2017

Basak Cankes ‘përgjak’ Stambollin me këtë trend të së kuqes


Modele të mbuluara me gjak fals kaluan përmes “kufomave” gjatë sfilatës së javës së modës në Stamboll.

Kjo sfilatë ka qenë tërësisht ide e stilistes Basak Cankes, e cila u shpreh se dëshironte që gratë të frymëzoheshin nga arti i saj.

Koleksioni i saj ishte i përbërë kryesisht nga ngjyra e kuqe tek veshjet dhe modelet ishin lyer me bojë për të krijuar idenë e gjakut.

 

 

Sikundër kemi folur edhe më parë me anë të materialeve dedikuar modës, gjatë kësaj vjeshte-dimri ngjyra e kuqe do të jetë një trend i vërtetë kombinuar pastaj me të jeshiltën dhe ngjyrat e tokës.

© Panoramaplus.al