27 Nëntor, 2020

Barku i rrumbullakosur duket qartazi! Afërdita Dreshaj publikon foton krah bashkëshortit dhe …


Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Por nëse modelja, nuk do e kishte zbuluar lajmin asnjë nuk do e kishte kuptuar se ajo ishte shtatzënë deri tani.

Afërdita Dreshaj postoi një foto krah bashkëshortit të saj në ‘Ditën e Falenderimeve’, e veshur me një fustan ngjyrë rozë të ngushtë mbas trupit ku i dukej qartë barku i rrumbullakosur.

Deri tani, për shkak të barkut të sheshtë të modeles, ishte e vështirë për tu kuptuar se ajo ishte në pritje të një fëmije.

Edhe pse shtatzënë, Dreshaj vazhdon të ushtrohet në palestër më këshillën e mjekëve, duke ruajtur kështu edhe linjat trupore.

Ajo dhe bashkëshorti i saj do bëhen së shpejti prindër të një djali.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al