5 Tetor, 2024

Bardhi Idrizi dhe Sara Gjordeni zbulojnë emrin e vogëlushes që pritet të vijë në jetë! Ish-banorja e “BBV” shpjegon kuptimin: Dikush që do të ringrihet gjithë jetën dhe…


Çifti i njohur Sara Gjordeni dhe Bardhi Idrizi, së fundmi kanë zbuluar emrin e vogëlushes së tyre e cila pritet të vi në jetë së shpejti.

Ishte Bardhi ai që në këngën e tij të re ka përmendur emrin e vajzës “Noa”.

Pas publikimit të këngës menjëherë ish-banorja e Big Brother Vip, shpjegoi kuptimin e këtij emri në llogarinë e saj personale “Instagram”.

“Dikush që do të ringrihet gjithë jetën si versoni më i fortë i vetes nga fatkeqësitë. Nea, e re në greqishten e lashtë, nënkupton një individ i cili qëndron gjithmonë i ri, në shpirt, në pamje dhe që nuk rresht së përmirësuari veten.

Në islam: Dhuratë e frutshme, një person i cili sjell dritë e që jeton një jetë të gjatë dhe të gëzueshme,” shpjegoi Sara.

Dy ditë më parë teksa Sara po promovonte projektin e ri të partnerit tek ndjekësit, ai i kërkoi falje publike që kishte zbuluar emrin e foshnjës në këngën e tij.

“Ja kam përmend emrin vajzës tek kënga, më fal,” komentoi Bardhi.

Gabimi yt më i bukur,” u përgjigj Sara.

© Panoramaplus.al