27 Shkurt, 2024

Banorja e re “mollë” sherri. ‘Tradhëtia’ e Meritonit mërzit Ilnisen: Unë Sarën nuk e njoh fare…


Banorja më e re duket se ka trazuar ujërat e lidhjes së çiftit Meriton Ilnisa.

Gjatë spektaklit është folur rreth kësaj situatë, ku çifti u thirr në dhomën e rrëfimit për të treguar versionet.

Ilnisa duket e mërzitur ndërsa Meritoni mundohet të shpjegoj veprimet e tij.

Biseda:

Meritoni: Kemi pasur momentet tona të diskutimit, por nuk kanë qenë ditët më të këqija.

Ilnisa: Kemi pasur edhe ne ato tonat.

Meritoni: Ka qenë mes neve të dyve, nuk ka pasur të bëjmë me një palë të tretë.

Ilnisa: Unë mendoj që vjen një moment që njeriu rrëzohet emocionalisht.

Meritoni: Duke qenë 24/24 arrin ta njohim më mirë njëri-tjetrin.

Meritoni: Një natë më herët kur ka ardhur Sara unë i kam biseduar me Ilnisën dhe i kam thënë hajde e ftojmë, të rri me ne. Mu duk shumë vajzë e mirë. Ramë në një farë mënyre dakord. Po shihja që po diskutonin, çova jorganin aty, por ia tregova direkt Ilnisës.

Ilnisa: Unë Sarën nuk e njoh fare, nuk më lidh asgjë me të. Ajo që më bën përshtypje është se si Sara qaset me shtëpinë dhe shtëpia me atë, në lidhje me Meritonin. Ata fusin hundët çdo ditë në këtë raport.

Meritoni: Erjola e ka tendencioze për shkak të konflikteve me ilnisën. Kemi shumë armiqësi, unë gjithmonë jam munduar të reflektoj pozitivisht.

Pyetje nga studio: A të ndikon ty Ilnisa?

Meritoni: Ndoshta ka qenë e kundërta, që unë po pengoj unë Ilnisën e kam pyetur veten.

Ilnisa: Si mundet një lojtar i  mirë të abuzojë tek emocionet, pika më e dobët e një njeriu.

© Panoramaplus.al