23 Nëntor, 2023

Banorja e “BBVK” shpërthen në lot, ja arsyeja


Adri Rrogaqi dhe Ilirjana janë çifti i vetëm në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova 2.

Ata kanë marrë vëmendje të madhe gjatë kësaj kohe, gjersa janë komentuar për deklaratat e çdo lëvizje në shtëpi.

Ilirjana gjatë ditës së sotme është parë e mërzitur, teksa ka qëndruar e vetme në dhomën e grimit.

“A dëshiron me dalë”, ka qenë pyetja që Adri i tha Ilirjanës, e cila nuk ndalej së qari.

“S’po më rrihet”, ka qenë përgjigja e saj direkte duke treguar se është mërzitur dhe se dëshiron të largohet.

Adri më pas filloi ta ngushëllonte duke e përqafuar ku duket se ajo është bindur që ta vazhdojë rrugëtimin e saj.

 

© Panoramaplus.al