Biznesi për filmat ka futur në sherr Ermal Mamaqin dhe Bes Kallakun. Gjithçka nisi me komentet e Besit në emisionin “Shiko kush luan” ku bëri një krahasim të dy aktoreve që ai dhe Ermali zgjodhën për filmat e tyre, respektivisht ‘Falco’ dhe ‘I love Tropoja’.

Besi u shpreh se Bleona punon me profesionalizëm ndërsa Enca me ballkon.
Por Ermali i ka dalë më mbrojtje këngëtares duket thënë se komentet janë shumë fyese.
Gjithashtu ai shkruan se si producent dhe regjisor i “I love Tropoja”, aktrimi i Encës e ka surprizuar shumë dhe sipas tij ajo vuri në siklet edhe aktorë me eksperiencë në kinematografi.
“Për Encën…
Ballokne Veranda dhe Shtesa pa leje. I PAKUPTIMË DHE SHUMË FYES SI KOMENT.
Enca!!! Si Producent dhe Regjisor i Filmit I Love Tropoja më duhet të them se Enca më ka surprizuar. Një profesioniste e vërtetë që superoi çdo pritshmëri tonën dhe me Talentin, përkushtimin dhe korrektesën e saj vuri në siklet dhe aktorë me eksperiencë në Kinematografi.
ENCA JE SUPERSTAR??? Mezi pres të takohemi në 29Janar në Pallatin e Kongreseve për të parë një Film që besoj do jetë një vepër e cila do jetojë gjatë në arkivat e Kinematografisë Shqiptare. Sepse ky është misioni i artistit që të injektojë vlerë në jetët e njerëzve. Të sjellim shpresë, gëzim, ti bëjmë njerëzit më të dashur, dhe kjo është më e lehtë kur bëhet nëpërmjet humorit. Dhe ku ka më mirë se duke bërë humor të bësh edhe biznes. Se në fund të fundit, biznesi jonë është humori… Sovrani është populli, publiku.
Ai vendos çfarë të shikojë edhe pse mund të rrijë 3 orë në rradhë,”- shkroi Ermali.

Menjëherë ka reaguar edhe Enca e cila e ka cilësuar Ermalin si personi që punon më shumë dhe sa se ishte krenare që punoi me të.


