15 Shkurt, 2021

Balerini shqiptar, Kledi Kadiu jep lajmin emocionues! Së shpejti do të bëhet baba për herë të dytë


Kledi Kadiu ndau mëngjesin e sotëm një lajm shumë të bukur: familjes së balerinit do t’i shtohet një tjetër pjesëtar!

kledi kadiu (5)

Ai publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto, ku shfaqej krah bashkëshortes, Charlote, e cila mbante në dorë ekon e bebushit që pritet të vijë në jetë.

kledi kadiu (1)

“Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vijë një gëzim i ri. Jemi jashtëzakonisht të lumtur”, shkroi ai krahas postimit të ëmbël, duke mos e zbuluar ende gjininë.

kledi kadiu (6)

Ndërkohë, çifti janë prindër të një vajze, e cila quhet Lea dhe është 5 vjeç.

kledi kadiu (9)

46-vjeçari u martua me Charlote në qershor të vitit 2018, nëpërmjet një ceremonie përrallore të realizuar në Itali.

kledi kadiu (8) kledi kadiu (4)

kledi kadiu (2) kledi kadiu (3)

© Panoramaplus.al