Pak ditë më parë moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, lajmëroi se në shtator do të nisë edicioni i ri i spektaklit “Dance with me”.

Ndërkohë lidhur me këtë sezon të ri të këtij spektakli janë lajmëruar edhe shumë ndryshime në staf, pasi pjesë e jurisë do të bëhet edhe një nga balerinët me famë ndërkombëtare, Kledi Kadriu.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë balerini i cili së fundmi ka qenë i ftuar në një emision italian, ku ka treguar se prej shumë vitesh më në fund do të kthehet në vendlindjen e tij për tu bërë pjesë e këtij spektakli.
Ai ka publikuar një video në “Instagram” ku shfaq një pjesë të shkurtër të intervistës ku flet për “Dance with me”.

Më pas ka reaguar edhe Olti Curri i cili ka uruar Kledin për rrugëtimin e tij në këtë spektakël.
Edhe Alketa ka reaguar me një postim në “Instagram” ku ka shkruar: “Confermato! Kledi Kadiu do te jete anëtari i panelit te jurisë ne ‘Dancing wth me Albania’ Edicioni i 5! Pas disa eksperiencave të rëndësishme në Mediaset si balerin, anëtar jurie, dhe profesor ne Serialin “Amici” dhe jo vetëm, Kledi rikthehet ne Shqipëri në statusin e Anëtarit te Jurisë! Koreografi dhe Balerini shqiptar që i ka rrëmbyer zemrat publikut italian, rikthehet në vendlindje me statusin e profesionistit të vetëm të vërtetë të baletit në panel. Javën e dytë të shtatorit nisim festën me të bukur te vallëzimit në ekranet shqiptare”.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
