14 Shtator, 2017

Babë e bir në udhëtim , ja se ku po shkojnë


 

Ata të dy janë ndër këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar dhe i kanë dhënë shumë muzikës që përfaqësojnë. E kemi fjalën për këngëtarin Sabri Fejzullahu dhe djalin e tij Ermalin.

Ata gjithmonë kanë pasur një marrëdhënie gjithmonë të mirë me njëri-tjetrin, si dy shokë të vërtetë, por për shkak të angazhimeve koha nuk u premton shumë që të shihen apo të kalojnë periudha të gjata së bashku. Por këtë herë ka ndodhur çudia, së fundmi babë e bir kanë marrë rrugë së bashku për në Dubrovnik, mesa duket për të  kaluar ditë pushimi dhe relaksi së bashku. . Këtë e ka bërë të ditur vetë Ermali përmes një fotografie që ai ka postuar në profilin e tij në Instagram.

“E ku ka ma mire se me marr rruge me babë…. Dubrovnik me Sabrianon”, kishte shkruar Ermali. Sabrianon…?! Ky mesa duket është emri që Ermali e thërret babanë, duke ia përkëdhelur emrin.

© Panoramaplus.al