Ata janë dy nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar. Bëhet fjalë për kantautorin Alban Skënderaj dhe aktorin e humorit, Bes Kallaku, i cili herë pas here publikon edhe projekte të ndryshme muzikore.

Albani dhe Besi kanë udhëtuar së bashku për në Itali, ku do të mbajnë koncertin e tyre të radhës. Por përveç punës, mesa duket ata kanë dalë edhe shëtitje nëpër qendrat tregtare ku kanë menduar të blejnë disa dhurata për vajzat e tyre.
Nëpërmjet një “Instastory”, Kallaku ka postuar një fotografi ku është së bashku me Skënderajn dhe Dj Oltin. Bashkëngjitur me foton ai ka shkruar: “Baballarët e gocave kanë dal për shopping”, dhe në sfond duket një dyqan me veshje vajzash.

Albani është baba i një vajze të vogël të quajtur Ameli, ndërsa aktori i humorit do të bëhet baba për herë të parë dhe pret që për dy muaj të vijë në jetë vajza e tij.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
