5 Mars, 2025

“Babai nuk më mbështeti, i shikonte shfaqjet e mia fshehur” – Aktorja e njohur flet për sfidat në fillimet e rrugëtimit të saj: Luftova për shumë vite


Aktorja greke Vana Pefani, e ftuar në një intervistë, ka folur për karrierën e saj në aktrim dhe vështirësitë me të cilat u përball në fillimet e rrugëtimit të saj.

Vana tregoi në emisionin “Happy Day” për reagimet e prindërve të saj kur u tha se dëshironte të ushtronte këtë profesion, teksa u shpreh se babai i saj nuk e mbështeti menjëherë vendimin e saj, gjë që shkaktoi konflikte të forta në familje. 

Megjithë kundërshtimet e tij fillestare, ai i ndiqte shfaqjet e aktores pa i thënë asaj, një fakt që  sipas saj, ajo e zbuloi më vonë, shkruajnë mediat greke.

“Kur u tregova prindërve se doja të bëhesha aktore, babai im reagoi ashpër. Ne luftuam shumë keq për shumë vite. Nëna ime ishte e pranishme në të gjitha këto. Babai nuk ka ardhur kurrë në teatër me ftesë. Ai vinte vetëm, në momentet kur unë nuk e dija”.

 

© Panoramaplus.al