23 Shkurt, 2021

“Babai indian”- Salsano Rrapi publikon për herë të parë një video me dy vajzat e tij


Salsano Rrapi vendosi që mbrëmjen e djeshme t’ia kushtonte vajzave të tij, të cilat e kanë shprehur të gjithë talentin në kokën e aktorit.

salsano rrapi (1)

Kjo sepse, vogëlushet kanë marrë penela dhe ngjyra dhe kanë filluar të pikturojnë.

“Para xhirimeve të filmit ‘Babai indian’. Make up artist” Maram”, shkroi aktori i humorit krahas videos së postuar në instastory.

Salsano është shumë i rezervuar kur vjen puna tek jeta e tij private, e kjo duket tek fakti qw nuk publikon foto familjare, sidomos me vajzat e tij: Marg dhe Amal.

salsano rrapi (2)

Aktori më parë ka treguar se është shumë supersticioz dhe beson se nëse do të publikojë një foto të vajzave, ditën e nesërme ato do të sëmuren.

Rrapi tha se në këtë zgjedhje ka ndikuar edhe fakti se ai dhe bashkëshortja e tij janë personazhe publikë.

© Panoramaplus.al