Dua Lipa i ka uruar publikisht ditëlindjen vjehrrit të saj, Mohamed Hadid, duke publikuar në Instastory një foto të tijën me të birin, Anëar Hadid.

“Gëzuar ditëlindjen”,- shkroi Dua, e cila e etiketoi vjehrrin në postim, dhe shkrimin e shoqëroi me tre zemra të kuqe.

Prej kohësh, Dua Lipa po shijon romancën me vëllain e motrave Hadid.

Që në fillimet e lidhjes së tyre, dyshja nuk ngurroi ta bëjë romancën publike dhe të gjithë fansat e kanë ndjekurt hap pas hapi historinë e tyre të dashurisë.

Gjërat mes Duas dhe Aënëar-it janë bërë prej kohësh serioze, pasi ata kalojnë kohë edhe me familjet e njëri-tjetrit.

Ky urim publik është një tjetër shenjë që tregon marrëdhëniet e mira që ajo ka me pjesëtarët e familjes së partnerit të saj.
© Panoramaplus.al
