14 Prill, 2020

Babai i moderatores shqiptare vijën e parë të frontit në betejën ndaj COVID-19, Kiara Tito publikon foton e tij nga spitali i Italisë


Babai i moderatores Kiara Tito është mes shqiptarëve që po ndihmon Italinë në luftën kundër COVID-19.

Ai ndodhet në vijën e parë të frontin në betejën ndaj koronavirusit.

Vetë moderatorja shqiotare publikoi një foto të babait të saj me maskë në fytyrë në një nga spitalet e Italisë duke e shoqëruar me një emoji zemër.

Ndërsa babai i saj, i cili postoi të njëtën foto shkroi: “Dhjetëra shqiptarë punojnë nëpër spitalet e Italisë dhe përballen çdo ditë me virusin.”

Prindërit e Kiara Titos jetojnë në Itali së bashku me vëllain e saj të vogël, ndërsa vetë moderatorja ka zgjedhur të jetojë në Shqipëri.

© Panoramaplus.al