14 Prill, 2022

Babai i Ben Affleck nuk dinte për fejesën e djalit të tij me Jennifer Lopez


Babai i Ben Affleck, Timothy Affleck, zbuloi se nuk e kishte idenë që djali i tij i kishte kërkuar sërish dorën për martesë disa vite pasi u rikthyen sërish së bashku Jennifer Lopez-it .

“Unë nuk kam folur me të për shumë vite, por nëse gjithçka që dikush lexon në internet është e vërtetë, ata po kalojnë një kohë të mirë së bashku,” tha Timothy, 78 vjeç, për një intervistë në ‘The US Sun’.

“Ai është mjaft i zënë me të gjitha aktivitetet e tij të reja. Ai ka punuar shumë, gjë për të cilën duket se askush nuk i intereson. Ata kujdesen për romancën e tyre.”

Kur u pyet nëse ai e miraton martesën e çiftit, Timothy tha për gazetën: “Kjo është në rregull nga ana ime! Jam i lumtur për këtë.”

Timothy u shpreh se beson se çifti do të jenë në gjendje t’i bëjnë gjërat të funksionojnë këtë herë, ndryshe nga fillimi i viteve 2000 kur ata anuluan fejesën e tyre të parë .

Ben Affleck and Jennifer Lopez during Jennifer Lopez and Ben Affleck On Location for Jersey Girl at Park Avenue and 55th Street in Manhattan in New York, New York, United States. (Photo by James Devaney/WireImage)

“Nuk di asgjë për planet e dasmës apo diçka të tillë. Por mendoj se do të ndodhi përsëri e njëjta situatë “Herën e fundit media ‘u tërbua’. Ata thjesht u çmendën dhe jam i sigurt se kjo pati një efekt mbi ta, në fakt do të kishte për këdo.

“Por unë imagjinoj se ata mund ta përballojnë më shumë tani, shpresoj se po”– rrëfeu ai.

Ndërsa aktori dhe babai i tij nuk janë të afërt, Timothy tregoi se së fundmi ka parë tre fëmijët e Benit, , të cilët i ndan me ish-bashkëshorten Jennifer Garner.

“Nuk kam jam takuar me të kohët e fundit, por ne mbetemi në kontakte vazhdimisht, kështu që është në rregull. I pashë nipërit e mi para disa muajsh,” tha ai.

Timothy zbuloi gjithashtu se ai u takua me Lopezin vetëm herën e parë.

“Unë e takova Jenniferin kur ata u takuan për herë të parë,” tha ai. “Ka shumë gjëra që unë e admiroj tek ajo. Ajo është një grua mjaft e veçantë. Ajo që më pëlqen më shumë tek ajo është se ajo i bëri të gjitha vetë. Ajo e rriti veten në shumë nivele të ndryshme. Ajo padyshim është shumë e talentuar.”

Timothy tha se e vlerëson që J.Lo është dikush që “punoi vërtet”

“Mendoj se ajo meriton gjithçka që merr”, shtoi ai.

Jennifer Lopez, left, and Ben Affleck attend an NBA basketball game between the Los Angeles Lakers and the Boston Celtics on Tuesday, Dec. 7, 2021, in Los Angeles. (AP Photo/Marcio Jose Sanchez)

Timothy, i cili ka luftuar me alkoolizmin, tregoi gjithashtu se sa krenar është për Benin që ka bërë një rrugë të gjatë që nga lufta e tij me alkoolin dhe kohën në rehabilitim.

Ai po ecën jashtëzakonisht mirë,” tha Timothy për djalin e tij. “Jam shumë krenar për të. Dhe ai është një punëtor i palodhur.” Për sa i përket faktit nëse Timothy beson se do të marrë një ftesë për dasmën e tyre, ai me siguri shpreson kështu.

“Epo, është gjithmonë bukur të shoh nipërit dhe djalin tim. Do të jetë mirë të shoh Jennifer. Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ta”, tha ai.

Themeluesja e JLo Beauty njoftoi të premten e kaluar se ajo dhe Ben u fejuan sërish. Ajo më pas zbuloi se ai e kishte propozuar ndërsa ajo duke qëndruar në vaskën e mbushur më shkumë.

Ben e propozoi me një unazë diamanti jeshil me vlerë rreth 10 milionë dollarë . Për rëndësinë e ngjyrës , Lopez tha në një video: “Ai më jep një unazë dhe thotë se është një diamant jeshil. E gjelbërta është ngjyra ime e preferuar; është edhe ngjyra ime me fat. Natyrisht, do të jetë ngjyra ime me fat përgjithmonë tani. Do të thotë shumë kur dikush mendon për ty, të do dhe të sheh. Dhe ishte momenti më i përsosur.”- tregoi artistja.

© Panoramaplus.al