Babai i Meghan Markle do të dëshmojë kundër vajzës së saj në padi që ajo ka ngritur kundër Mail për publikimin në mënyrë të paligjshme të një prej letrave të saj private me të atin.

Në dokumentet ligjore të siguruara nga The Telegraph është konfirmuar se Thomas Markle do jetë pjesë e mbrojtjes së medias angleze, ndaj të cilës Dukesha e Sussex ka ngritur padi për shkelje të privatësisë, të drejtave të autorit dhe mbrojtjes së të dhënave.
Mail publikoi mesazhe personale që Markle ia dërgoi babait të tij dhe lidhen me përkeqësimin e marrëdhënies baba e bijë gjatë kohës që ajo po martohej me Princin Harry.
Gjyqi i së dielës padyshim që mund të konsiderohet si “gjyqi i shekullit”.
Dukesha e Sussex ndërmori veprime ligjore kundër Mail në tetor.
Por duket se kjo solli një përplasje akoma më të madhe mes Markle dhe babit të saj, pasi ky i fundit do jetë një dëshmitar i Mail.

Të dielën, gazeta do të argumentojë se ka një interes të madh publik në marrëdhëniet personale të anëtarëve të familjes mbretërore si pjesë e mbrojtjes së tij, sipas dokumenteve gjyqësore.
Gazeta gjithashtu thotë se anëtarët e familjes mbretërore mbështeten në publicitetin për veten dhe jetën e tyre për të ruajtur pozicionet e privilegjuara që mbajnë.
Në shkurt, Mail publikoi ekstrakte të letrës me shkrim të Meghan për babanë e saj Thomas Markle.
“Veprimet e tua më kanë copëtuar zemrën në një milion copa, jo thjesht sepse ke prodhuar kaq shumë dhimbje të panevojshme dhe të pajustifikuar, por duke bërë zgjedhjen që të mos tregosh të vërtetën ashtu siç ishte. Diçka që nuk do ta kuptoj kurrë,”- i shkroi Meghan në letër.
Avokatët e Meghan ngritën padi në Gjykatën e Lartë kundër gazetës dhe kompanisë mëmë të saj Associated Newspapers për abuzimin me informacionin privat.


