10 Qershor, 2018

Baba Taku nuk ia ndan sytë Etildës


I ardhur pak javë më parë në Parlament, pasi Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputeti, Spartak Braho, apo siç e quajnë ndryshe miqtë, Baba Taku, shihet vazhdimisht në shoqërinë e socialistëve gjatë kohës së pushimit, të enjteve në Parlament.

Deri tani nuk ka pasur shumë protagonizëm, teksa është riambientuar menjëherë me jetën parlamentare, që e ka bërë me vite, në fakt. Këtë të enjte ai është fotografuar nga paparazzi ynë, teksa po bisedonte me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjoni. Edhe pse ajo dukej sikur e kishte mendjen diku tjetër, Baba Taku nuk ia ndante sytë, teksa i fliste.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al