Alban Ramosaj edhe pse i ri në moshë ka fituar sukses të madh në muzikë, si dhe ka fituar simpatinë e të gjithëve. Këngët e tij janë bërë hite dhe dëgjohen kudo. Gjithashtu postimet që ai bën në “Instagram” marrin pafund pëlqime dhe komente.

Por një ditë më parë, Albani i ka lënë me gojë hapur të gjithë ndjekësit e tij në “Instagram”, ku në një “Instastory”, 22-vjeçari është shfaqur me një test shtatzënie në dorë.

“Më uroni fat. Djalë apo vajzë?”, shkruan këngëtari përkrah fotos së publikuar, duke i bërë të gjithë të dyshojnë nëse lajmi se do të bëhet baba në këtë moshë është i vërtetë, apo thjesht një shaka e Albanit.
Në fakt ai shkrimin e ka shoqëruar edhe me emoi duke qeshur me lot.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
