Avokati i Jay-Z ka treguar së fundmi se akuzat për përdhunim ndaj reperit nuk janë të vërteta duke i quajtur si “dëshmi të rreme” në këmbim të parave.

Ai u shpreh për gazetarët se historia e treguar nga gruaja e paindetifikuar nuk ka ndodhur kurrë.
Nuk bëhet fjalë për të vërtetën dhe drejtësinë. Këtu bëhet fjalë për paratë,´ka thënë avokati Aleks Spiro shkruajnë mediat e huaja.
Spiro foli në selinë e Roc Nation në Nju Jork, duke thënë se avokati që ngriti padinë, Tony Busby, përfitoi nga gruaja tashmë 38-vjeçare që thotë se Jay-Z dhe Sean “Diddy” Combs e përdhunuan atë në një festë pas 2000 MTV Video Music Awards.
E panjohura pranoi mospërputhjet në pretendimet e saj javën e kaluar në një raport nga NBC News dhe Spiro thotë se dëshiron t’i bëjë të ditur publikut se “këto nuk janë mospërputhje të parëndësishme… Nëse shikoni vitin, nuk ka mundësi të ketë ndodhur.”
© Panoramaplus.al
