10 Shkurt, 2018

Aurela Hoxha sqaron sherrin me Endrit Mërtirin: Unë nuk e kam…


Një muaj më parë qarkulloi një lajm se modelja Aurela Hoxha dhe fotografi Endrit Mërtiri i kanë dhënë fund miqësisë. Këto thashetheme nisën nga fakti që Aurela dhe Endriti prej kohësh nuk postojnë më foto me njëri-tjetrin dhe si për çudi modelja nuk e uroi fotografin kur ai kishte ditëlindjen.

Gjithashtu u përfol se dyshja kanë bërë sherr për diçka madhore, por si qëndron e vërteta?  Në një intervistë për “Thumb”, Aurela ka folur për herë të parë lidhur me këtë pjesë duke u shprehur se Endritin e ka familje.

“Unë nuk e kam braktisur Endrin, as Endri mua sepse mbi te gjitha jemi një familje. Thjesht jemi duke punuar të dy, madje jam shumë e lumtur që Endri ka punë edhe ai është për mua. Unë jam në Spanjë duke punuar për një projekt që e dua dhe kjo nuk do të thotë se nuk do të punojë sërish me Endrin e nuk do të jemi sërish bashkë. Ju keni vendosur që unë e Endriti jemi divorcuar nga familja përfundimisht por nuk ka divorc në familje”, ka thënë Aurela.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al