Ajo është një ndër vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar për format e saj trupore, me të cilat tërheq gjithmonë vëmendjen e ndjekësve sa herë që poston në rrjetet sociale “Instagram”.

Është pikërisht modelja e njohur Aurela Hoxha, e cila shfaqet pothuajse me të njëjtin look, pa bërë ndryshime të mëdha e të dukshme te makeup-i apo flokët e saj.

Mirëpo së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në “Instagram”, ku e shohim më ndryshe se asnjëherë. Meas duket Aurela ka vendosur të bëjë një ndryshim në flokët e saj, duke i prerë të shkurtër deri te shpatullat.

Modelja ka ndarë me ndjekësit një foto ku e shohim me flokët me onde, gjë e cila ja ka shkurtuar edhe më shumë gjatësinë e tyre.

Me një look të tillë Aurelën nuk e kishim parë asnjëherë dhe siç duket në foto, fansat kanë reaguar menjëherë me pëlqime e komente të shumta për pamjen e saj të re.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
