15 Janar, 2021

Aurela Gaçe publikon foto të eksperimenteve që ka bërë me look-un 25 vite më parë, por e dini ç’reagim bëri vajza e saj kur i pa?


Aurela Gaçe është një ndër artistet që ka eksperimentuar shumë me pamjen ndër vite.

aurela gace (6)

Ditën e djeshme, këngëtarja ka publikuar disa foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet me modele flokësh të ndryshme nga njëri vit në tjetrin.

aurela gace (14)

Mirëpo, këto foto Aurela ia ka treguar edhe vajzës së saj, e cila me sinqeritetin e një fëmije, i ka bërë një koment që na bëri të qeshim.

aurela gace (13)

Në galerinë e fotove, ajo e fundit tregon një Aurelë me flokë të shkurtra të kapura bishtaleca të vogla. Kur vajza e ka parë, i ka thënë: “Po ti paske qenë e çmendur!”

aurela gace (4)

Po shikonte vajza fotot kur mami ishte fringo e re, edhe kur pa foton numër 10, ndaloi pak edhe tha me sinqeritetin e fëmijës:

– ‘Po ti paske qenë e çmendur!’

– ‘Bravo të keqen mami’- i thashë, ‘vetëm ti kishe ngelur pa ma thënë’”.

aurela gace (12)

Aurela është nënë e dy vajzave, Grace dhe Abigail, me të cilat ka një lidhje shumë të ngushtë.

aurela gace (11) aurela gace (7) aurela gace (5) aurela gace (3) aurela gace (2) aurela gace (1)

© Panoramaplus.al