1 Mars, 2018

Aurela Gaçe e dëshpëruar: Sëmundja nuk pyet a ke fëmijë


Prej disa ditësh, artistë e personazhe të famshëm në Kosovë kanë nisur një fushatë sensibilizimi për t’i ardhur në ndihmë regjisorit Bekim Lumi, i cili është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë.

Një prej personazheve që i është bashkuar kësaj nisme së fumdi është edhe këngëtarja e famshme Aurela Gaçe, e cila pasi ka rrëfyer se ka bërë donacionin e saj për regjisorin, ka dhënë dhe një mesazh tepër prekës.

“Sëmundja nuk pyet, as nëse ke fëmijë, as nëse je fëmije, nuk njeh as pozitë…”-ka shkruar Gaçe, dukshëm e prekur nga rasti i Lumit.

Përveç donacioneve që mund të bëhen online në “Gofundme” (kliko këtu), në Kosovë mund të kontribuohet financiarisht edhe duke dërguar një mesazh në numrin 55103 me tekst: BEKIM.

Xing

© Panoramaplus.al