Festat e fundvitit po afrojnë dhe çifti i njohur Gjiko dhe Elita Rudi kanë menduar të na ëmbëlsojnë me videon e bukur familjare.

Ajo çka e bën më të veçantë këtë video është prania e vogëlushit të tyre, Zërit. Ata shfaqet të tre së bashku duke luajtur pranë pemës së Krishtlindjeve.

Video është publikuar nga Elita në ‘Instagram dhe ajo ka bërë një dedikim emocionues për bashkëshortin dhe djalin e saj.
“Zot faleminderit per Gjikon dhe Zerin tim qe jane jeta ime, ata te cilet sigurohen qe cdo cep i zemres time te mbushet plot dashuri aq shume sa te me buzqesh dhe shpirti nga lumturia. Te dua burri im qe ndonjehere per te me bere qefin del edhe jasht kornizave tua dhe te dua Zeri im qe na dha kuptimin e jetes. Je bota e nanes dhe babit”, shkruan Elita.







