11 Dhjetor, 2020

Atmosfera festive mbërrin në vilën luksoze të Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez hap dyert e banesës dhe i la të gjithë pa fjalë


Atmosfera festive ka mbërritur në shtëpinë luksoze të Cristiano Ronaldos.

Partnerja e tij, Georgina Rodriguez hapi dyert e banesës së tyre për ndjekësit duke treguar zbukurimet.

Në pamje shihet pema e madhe e Krishtlindjeve dhe një Babagjysh i veshur i gjithi me të bardha i ulur në një kolltuk ngjyrë të kuqe dhe ari.

Pranë Babagjyshit ishin vendosur dy dhurata, mes tyre një kuti nga Dior, si edhe një ari i madh polar dhe dy këlyshë të vegjël.

Më pas modelja tregoi pemën gjigante në banesën e tyre, që shkëlqente nga dritat e ndritshme dhe zbukurimet në ngjyrë argjendi dhe ari.

Shtëpia e ylli portugez është i përbërë nga dy vila të mëdha ngjitur me njëra tjetrën. Vilat kanë hyrje të veçanta, të rrethuara nga kopshte me bimë.

Gjithashtu për të shkuar në banesë gjendet një rrugë e veçantë, e ruajtur nga rojet e sigurisë që të dërgon në një portë hyrëse.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al