Në prime-n e fundit të “Ferma VIP” një nga momentet më kulminante ka qenë pa dyshim hyrja e nënës së Yll Dreshajt, e cila i solli të birit një letër zyrtare nga jashtë ku thuhej se ai është tashmë zyrtarisht i divorcuar.

Ghatë një takimi me të birin, Vlora, nëna e Yllit, i dorëzoi letrën që konfirmon përfundimin e martesës së tij, një temë që ka qenë shumë e komentuar javët e fundit në spektakël.
“Kam ardhur t’i tregoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim,” tha ajo.
Moderatorja Luana Vjollca nuk nguroi ta pyeste Yllin për ndjesitë e tij pas marrjes së lajmit:
“Jam shumë i lumtur,” tha Ylli.
“Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten në një peng… mendoja se si do të pritej. Ky lajm më ndryshoi jetën dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time,” shtoi ai.
Historia e tij u bë publike disa javë më parë, kur në fermë mbërriti një letër nga ish-bashkëshortja, ku ajo kërkonte të mos i përmendej emri, më tej, ajo pretendonte se arsyeja e ndarjes së tyre lidhet me orientimin seksual të Yllit, duke pohuar se ai ka shfaqur interes për burra në disa raste të caktuara.

“Unë jam personi të cilin Yllin po e përmend vazhdimisht. Ylli është mashtrues. Unë jam ish e fejuara e Yllit. Akoma kemi kurorë, akoma nuk kemi divorc. Kam qenë në një lidhje me këtë person për 8 vite. Periudhë e gjatë që ndërtohej mbi dashuri dhe plane. Në 2022 vendosëm të fejohemi, në vitin 2023 u martuam. Gjatë gjithë kësaj kohe ai jetonte në Kosovë unë në Gjermani. Në 2024 ai erdhi në Gjermani për 2 javë. Këtë mundësi ia dha babai im. Gjatë kësaj kohe, fillova të kem dyshime se ai ishte më i interesuar për burra se për gra. Kam prova.
Fatkeqësisht pas një konflikti mes nesh ai u largua papritur. Unë kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të komunikuar, por ai na ka bllokuar. Aktualisht jemi ende të martuar, nuk ka asnjë proces në zhvillim. Prindërit tanë janë takuar, dhe kanë biseduar duke u dakordësuar që të diskutohen vetëm kur të jemi në Kosovë. Kjo situatë më ka lënduar thellë. Ai po e përdor historinë tonë për të përfituar nga kjo histori. I kërkoj të ndalë menjëherë”, shkruhej në letër.

Sa i përket këtyre akuzave, Ylli i ka cilësuar sulme të ulëta. Ai rrëfeu një tjetër version të historisë, ku sipas tij shkaku i vërtetë i ndarjes janë prindërit e nuses. Ai tregoi se ata donin që ta kishin Yllin nën urdhrat e tyre si dhëndurët e tjerë, por kjo nuk mund të lejohej nga ana e tij, ndërsa shtoi se gjatë kohës që qëndroi në familje e tyre është ofenduar nga familja.
Ishte deklarata e Limit ajo që ndezi gjakrat mes tij dhe Yllit. Sipas Limit, Ylli është homoseksual, deklaratë e cila është mohuar publikisht në spektakël nga ky i fundit. Nga ana tjetër, Ylli është shprehur se gjatë një bisede në fermë, Limi e ka kërcënuar.
“Limi është shumë djalë i mirë, por ai nuk mundet ta përcaktojë seksualitetin. Është mendimi i tij. Unë e pranoj publikisht që nuk jam gej. Ai më kërcënoi. Më tha: Kur të dalim jashtë, do e shohësh. Nuk thashë që është djalë i keq. Ky është mendimi im”, u shpreh Ylli.
“Ylli m’u duk djalë i mirë, interesant. Më pëlqeu si djalë, por ne u ndamë për disa gjëra. Po flisnim për familjen dhe mu duk fals. Punët e shtëpisë i bën vetëm për të rënë në sy. Deklaratën e dhashë nga mënyra si rri, si flet, zihet vetëm me gocat. Nuk bëjnë burrat ashtu”, u shpreh Limi nga krahu tjetër.
Deri më tani, vetë Ylli ka vijuar që ti mohojë këto akuza, duke bërë me dije se preferencat e tij janë për femrat. Megjithatë, edhe banorë të tjerë në shtëpi, përfshi Ganiun, kanë vijuar që t’ia bëjnë me dije se sipas tyre ai është homoseksual.
Megjithate, Ylli nuk e fshehu dëshirën për të gjetur një dashuri të re në jetë:
“Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen… dhe të mos më largojë kurrë nga ata.”
© Panoramaplus.al
