Që kur Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zyrtarizuan romancën e tyre, çifti ka publikuar imazhe e video të ndryshme në rrjete sociale.

Edhe momentet intime për ta nuk është problem t’i ndajnë me të gjithë ndjekësit online, shkruan “The Mirror”.

Së fundmi, Kourtney madje bëri tatuazh në trupin e të dashurit të saj, duke shkruar: “Të dua”.

Por duket se romanca e re po ndikon negativisht tek babai i fëmijëve të saj, Scot Disick.

Kourtney dhe Scott kanë tre fëmijë së bashku: Mason 11 vjeç, Penelope 8 vjeç dhe reign 6 vjeç.

“Scott dhe Kourtney kanë një marrëdhënie të tensionuar tani për tani kryesisht sepse ai ka qenë duke u përqendruar në jetën e tij të re në Miami, për shkak se marrëdhënia mes Kourteny-t dhe Travis u bë serioze.

Ata mezi flasin. Është e vështirë për të që të shohë Kourtney-n të dashuruar me dikë tjetër”,- ka treguar një burim i afërt me ish-çiftin.
Ndër të tjera, ka patur zëra se Scott ka dashur të rrëmbejë Kourtney-n në fundjavë gjatë kohës që Amerika festonte “Ditën e Nënës”.

Scott aktualisht është në një lidhje me modelen 19-vjeçare Amelia Hamlin. Por kohët e fundit ai është shprehur se do të dëshironte të martohej me ish-bashkëshorten e tij.
© Panoramaplus.al
