8 Prill, 2020

“Asnjëherë nuk mendoja se do ta …”- Emocionon vajza e Paul Wealker, publikon videon e rrallë me aktorin e ndjerë


Vajza e Paul Walker u ka ofruar fansave një video të aktorit të ndjerë.

Meadow Walker publikoi videon në Instagram ku shihet duke trembur babain për ditëlindjen e tij.

Në video aktori shihet brenda një dhome dhe 21 vjeçarja futet brenda duke bërtitur: “Hey. Gëzuar ditëlindjen.”

“Më frikësove”- dëgjohet Paul duke thënë. Më pas Meadow përkulet drejt tij dhe e përqafon.

Ndërsa në përshkrimin e videos, ajo shkroi se kurrë nuk mendonte se do e ndante këtë video me pjesën tjetër të botës.

Asnjëherë nuk e mendoja se do ta publikoja. Por ndihem mirë. Ju dua, qëndroni të sigurtë,”- shkroi 21 vjeçarja.

 

 

View this post on Instagram

 

I never thought I’d share this. But it felt right. Be good. I love you. Stay safe. xx

A post shared by Meadow Walker (@meadowwalker) on

© Panoramaplus.al