31 Mars, 2023

Asnjë qindarkë për fëmijët e tyre, ja kush do e përfitojë pasurinë prej 275 milionë dollarësh të Ashton Kutcher dhe Mila Kunis! Arsyet pse çifti morën këtë vendim


Një praktikë e të famshëmve dhe njerëzve të zakonshëm është t’ua lënë pasurinë e tyre fëmijëve.

Por Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë zgjedhur t’i bëjnë gjërat pak më ndryshe.

Çifti kanë vendosur ta dhurojnë pasurinë e tyre prej 275 milionë dollarë për bamirësi.

Kjo do të thotë që fëmijët e tyre, Wyatt dhe Dimitri, nuk do të marrin asnjë monedhë nga prindërit e tyre.

Ashton dhe Mila mësohet se nuk duan që fëmijët e tyre të llasohen, dhe mos lënia pas pasurisë së tyre do t’i motivojë ata të punojnë shumë.

Ndërkohë, çifti janë aktualisht me pushime në Venecia me fëmijët e tyre.

© Panoramaplus.al