Aktorja e njohur Olta Gixhari me pjesëmarrjen në “Big Brother Vip” fitoi zemrat e një publiku të gjerë të cilën e mbështesin atë herë pas here.

E jo vetëm kaq, aktorja shpesh herë është surprizuar me dhurata të ndryshme nga fansat e saj të shumtë.
Së fundmi, dikush e ka surprizuar Oltën duke i shfaqur një video të realizuar me fotot e saj në ekranin e madh të Times Square.

Përmes një postimi në InstaStory, ish-banorja ka publikuar videon në fjalë ku janë foto të ndryshme të aktores është shkruar:
“Askush nuk është si ti dhe kjo është superfuqia jote. Që nga 24 dhjetori gjithmonë me ty. Të duam shumë. Përgjithmonë team Olta Gixhari”.

Ndërkohë aktorja e habit nga kjo dhuratë shkruan: “Shi ç’punojnë”.

Kujtojmë që kohët e fundit në rrjet po qarkullojnë zëra se Olta është shtatzënë.
Fillimisht, lajmet filluan të qarkullonin për shkak të disa fotove të aktores, ku duket qartë barku i saj i rrumbullakët.

Dyshimet për këtë janë shtuar pasi këtë javë aktorja ka udhëtuar drejt Valencias, ku tha se ka kryer disa analiza rutinë. Në faqen e saj të “Instagram”-it, të shumtë kanë qenë ndjekësit që e kanë uruar për këtë pritje të ëmbël.

Nga ana tjetër, vetë Olta nuk ka pranuar të ndajë asnjë detaj rreth kësaj teme me ndjekësit e saj. Që pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Olta është komentuar shpesh rreth faktit të shtatëzanisë, megjithatë deri më tani lajmet nuk kanë rezultuar të vërteta.

Por, edhe nëse ajo është tani shtatzënë, nuk do na e zbulojë. Kështu tha teksa iu përgjigj pyetjeve të publikut në “Instagram”, pak kohë më parë.
“Edhe po të jem, nuk do e tregoj”, tha Olta teksa postoi një foto me djalin. Si gjithmonë për personazhet si Olta Gixhari ka shumë kuriozitet mbi jetën, karrierën, por edhe anën familjare.
















© Panoramaplus.al

