Ata janë dy nga moderatorët shumë të njohur në “Top Channel”. Bëhet fjalë për moderatoren e “Pop Culture”, Dojna Mema dhe gazetarin e njohur që prezanton emisionin “Gjurmë shqiptare”, Marin Mema.

Punojnë në një media dhe askush nuk e ka ditur që kanë lidhje familjare. Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi vetë Dojna, e cila u është përgjigjur pyetjeve që fansat e saj i bënë në “Instastory”.

Njëri prej tyre e pyet se çfarë e ka Marin Memen, meqë dhe ai është nga Kolonja me origjinë. Dojna i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar se Marinin e ka çun xhaje.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
