Moderatorja e njohur Marina Vjollca ka folur për herë të parë rreth vështirësive që ajo ka hasur gjatë periudhës së shtatzënisë pasi ka rrezikuar të humbiste foshnjën po ashtu dhe për uljet dhe ngritjet e marrëdhënies së saj me partnerin Getoar Selimi, i cili kaloi një sëmundje teksa çifti prisnin fëmijën e tyre të parë të vinte në jetë.
Marina është shprehur se pavarësisht sëmundjes e cila po i sfiliste ajo nuk e ndali asnjëherë ritmin por vazhdoi të punonte duke ja dalë të shpëtonte edhe shtatzëninë e cila muajt e fundit rrezikonte të humbte.
“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara,” u shpreh moderatorja.
Ajo ka zbuluar gjithashtu se gjatë asaj periudhe askush nuk e dinte se çfarë ajo po përjetonte, ndërsa ajo ka theksuar se ajo periudhë e ka bërë më të fortë.
“Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja”
Po ashtu Marina ceku edhe pak marrëdhënien që ka me partnerin tani teksa u pyet nga moderatorja nëse ka furtuna mes tyre pasi prej disa kohësh mediat zienin se mes tyre kishte një krizë.
Moderatorja u shpreh se çifti kanë pasur uljet dhe ngritjet e tyre pasi kanë disa vite bashke dhe janë pothuajse karaktere të njëjta por ja kanë dalë t’i zgjidhin.
“Do të gënjeja nëse do të thoja jo. Ne kemi 10 vite bashkë, kemi pasur uljet dhe ngritjet tona. Jemi natyra shumë të ngjashme, si karaktere,” tha Marina per Inspire PodClass