28 Dhjetor, 2020

“Asgjë nuk më përmbush më shumë!”- Bebe Rexha rindërton shtëpinë e rrënuar nga tërmeti në Bubq dhe publikon videon para dhe pas


Bebe Rexha ka mbajtur fjalën e dhënë pak më shumë se një vit më parë, duke ndërtuar nga e para shtëpinë e një familjeje në Bubq.

bebe rexha (3)

Një vit pas tërmetit shkatërrues, familja Daci është bërë me shtëpi të re.

bebe rexha (4)

Bebe ka publikuar një video, duke njoftuar se rindërtimi është tashmë i përfunduar dhe familja Daci ka hyrë në banesën e tyre të re.

Shtëpia 1 mbaroi! Faleminderit të gjithëve që dhuruan për mbledhjen e fondeve të tërmetit në Shqipëri! Faleminderit Monika Kryemadhi për ndihmën tënde për ta bërë të mundur këtë!

Një pamje kaq e bukur për t’u parë. Fiks në kohë për festat!!! Dashuri për familjen në Bubq! Asgjë nuk më përmbush më shumë!”, ka shkruar Bebe.

Në video shihen pamje nga shtëpia para dhe pas rindërtimit, si dhe familja Daci që e ka vendosur foton e Bebes në mur dhe kryefamiljari që e puth në shenjë mirënjohjeje.

© Panoramaplus.al