1 Korrik, 2025

ASAP Rocky zbulon padashur gjininë e fëmijës së tretë me Rihannën? Çfarë ndodhi në premierën e “Smurfs”


Duket se emocionet e pritjes së ëmbël nuk fshihen dot! Reperi i njohur ASAP Rocky mund të ketë zbuluar rastësisht gjininë e fëmijës së tretë që pret me këngëtaren dhe sipërmarrësen Rihanna.

Gjatë premierës së filmit të animuar “The Smurfs”, të shtunën më 28 qershor në Belgjikë, ku Rihanna zë zërin e personazhit Smurfette, Rocky u pyet nga një gazetar i Entertainment Tonight nëse foshnja që presin është vajzë. Me një buzëqeshje të ndrojtur, ai u përgjigj:
“Po, vëlla, është.”

Më pas, ai iu kthye kamerës duke treguar një lodër të Smurfette dhe tha:
Këtu, këtu,” duke e lënë të kuptohet se mund të jetë një konfirmim për ardhjen e një vajze tjetër në familje.

Rihanna, e cila u shfaq në krah të partnerit të saj në tapetin blu të premierës, u pa me bark të rrumbullakosur që dëshmon për një shtatzëni tashmë të avancuar. Ajo rrezatoi elegancë dhe qetësi, ndërsa ndodhej në qendër të vëmendjes për rolin e saj në këtë prodhim të ri.

Çifti njoftoi se janë në pritje të fëmijës së tretë gjatë eventit Met Gala në maj të vitit 2025. Një burim pranë tyre tha për revistën People se janë të lumtur për zgjerimin e familjes dhe se Rihanna gjithmonë ka dashur të ketë shumë fëmijë, të cilët të jenë të afërt në moshë, për të ndarë së bashku eksperiencën e rritjes.

Nëse deklarata e Rocky-t ishte e qëllimshme apo jo, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt, familja e tyre është në pritje të një tjetër gëzimi të madh.

© Panoramaplus.al