Kujtim Prodani e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë jetën e tij private dhe e ka ruajtur me fanatizëm.
Megjithatë, pas vdekjes së kantautorit të njohur, mikesha e tij Alda Bida ka rrëfyer se në jetën e Kujtim Prodanit ishte një vajzë që e donte shumë dhe u kujdes për të deri në momentet e fundit, kur ai humbi betejën me COVID-19.
Skenaristja dhe tekst shkruesja e njohur tha se “mikesha e zemrës“ së Kujtim Prodanit, identitetin e së cilës nuk e zbuloi, ishte një person shumë i rëndësishëm për kantautorit.
Madje sipas Bidës, ajo ishte kritikja e tij më e mirë, me të cilën kuonsultohej për cdo gjë dhe nuk ia prishte asnjëherë.
Aida Bida u shpreh se kjo vajzë erdhi papritur në jetën e tij, por vendosi të mos e bënte publike pasi nuk dëshironte që gjërat e rëndësishme ti bënte publike.
“Kujtimi kishte një mikeshë zemre, një person që ka qenë dhe vazhdon të jetë tepër i rëndësishëm në vitet e jetës së tij fundit, ashtu si Flori vëllai i tij. Mikesha e tij e zemrës, që ishe shoqja, por më pas u bë edhe kritikja e tij më e mirë, shumë nga ne e njohin, e dinë kush është, asaj vërtet iu është shkulur zemra.
Të jenë të sigurtë që të gjitha kujtimet e tij, në këngët e fundit ka qenë ajo që e konsultonte. Ishte ajo që në momentet e fundit shkëmbente mesazhet me miqtë dhe shokët kur ai nuk fliste dot më, vërtet që asaj vajze nuk ia prishte dot kurrë. Ka qenë diskret sepse nuk donte që gjërat e tij të rëndësishme ti ndante me të tjerët, lidhja e dashurisë i erdhi natyrshëm, nuk është se e kërkoi.
Ajo është një vajzë aq e mencur, kishte një dashuri aq të madhe për Kujtimin saqë nuk e ndryshoi atë si njeri. Kaq shumë e desh dhe e do,”– rrëfeu skenaristja, e ftuar në emisionin “Rudina”.




