Kritikët më të ashpër të Ben Affleck-ut duket se janë fëmijët e tij, pasi siç tregoi aktori i njohur në një intervistë të fundit, ata nuk hezitojnë të kritikojnë ashpër punën e tij filmike.

Teksa ka folur në “Jimmy Kimmel Live!”, ylli i Hollywood-it pranoi se 19-vjeçarja Violet, 16-vjeçarja Seraphina dhe 13-vjeçari Samuel, fëmijët e tij me ish-gruan e tij, Jennifer Garner, janë veçanërisht të rreptë me të.
“Ata nuk i filtrojnë aspak kritikat e tyre ”, tha Affleck.
“Ata do të ulen pranë meje ndërsa ne jemi duke parë një film dhe do të thonë: “Kjo është e keqe. Kjo është e keqe. Pse e bëre këtë?”
Affleck tha me shaka se ata të paktën mund të kishin pritur që filmi të përfundonte përpara se të fillonin rishikimin.
Kur Kimmel e pyeti se për cilin film ishte kritikuar, Affleck u përgjigj se gjatë pandemisë, kur u sugjeroi fëmijëve të tij të shikonin “Armageddon”, ata e quajtën atë një film “memec”.
“Ishte karantinë, ishim të gjithë në shtëpi dhe u thashë: Të shohim një film. Menjëherë ata filluan: Çfarë është kjo? … Po tallesh me ne?”
© Panoramaplus.al

